75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / B O

Caktohet data e shortit të Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt).

Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00

. Në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra.

Sot pritet të mësohet skuadra e tetë çerekfinaliste në përballjen mes Ferizajit e Llapit./Indeksonline/