75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / G T

Caktohet data për “Finalissima”, Messi vs Lamine Yamal luajnë ndaj njëri tjetrit në vitin 2026

Shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA kanë caktuar datën për “Finalissima”.

Argjentina dhe Spanja luajnë ndaj njëri-tjetrit në mars (27) të vitit 2026, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Lusail” në Katar, stadium ky që ishte ndërtuar për Kupën e Botës 2022.

Argjentina me Lionel Messin dhe Spanja me Lamine Yamalin do të luajnë ndaj njëri-tjetrit.

Kujtojmë që ky trofe është rikthyer sërish, ku fituesi i Kupës së Botës dhe ai i Europës luajnë ndaj njëri tjetrit.

Në vitin 2022, Argjentina e mposhti Italinë me rezultatin 3:0.

Kurse dy ndeshjet e mëparshme, u zhvilluan gjatë viteve 1985 dhe 1933./Indeksonline/