75 Mall Live Search
16:37 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

Caktohet data se kur do të nis Kupa e Afrikës

Është caktuar data e fillimit të Kupës së Kombëve të Afrikës për vitin 2024.

Konfederata e Kombeve Afrikane (CAF), ka njoftuar se ky kompeticion do të nis me 13 janar dhe do të përfundoj me 11 shkurt të vitit 2024, shkruan IndeksOnline.

Kupa e Kombëve të Afrikës këtë herë do të mbahet në Bregun e Fildishtë.

Përveç Bregut të Fildisht si nikoqire, kualifikimin deri më tani e kanë siguruar edhe kombëtaret si: Maroko, Algjeria, Senegali dhe Afrika e Jugut./IndeksOnline/