75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / A

Caktohet gjykimi i dytë për Thaçin dhe të tjerët, në Hagë

Të premten do të jetë seanca gjyqësore për rastin e dytë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, në Hagë.

Thaçi në rastin e dytë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin akuzohen se kanë për pengim të administrim të drejtësisë.

Këto aktakuza ndaj Kilajt, Smakajt, Fazliut dhe Kuçit u konfirmuan më 5 dhe 6 dhjetor të vitit 2024.

Kuçit i ishte mundësuar mbrojtja në liri, kurse Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u mbajtën në paraburgim deri në shkurt të këtij viit. Kurse, tashti do të mbrohen në liri.

Të gjitha janë deklaruar të pafajshëm.

Seanca e së premtes do të fillojë në orën 09:30.