75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / Gj. Sh

Caktohet gjyqtari i ndeshjes Atletiko Madrid – Real Madrid

Të dielen me 29 shtator zhvillohet derbi lokal mes Atletiko Madridit dhe Real Madrdit.

Federata Mbretërore e Futbollit të Spanjës ka publikuar gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 8-të, ndërsa drejtësin në derbin madrilen do ta ndaj gjyqtari Busquets Ferrer, shkruan IndeksOnline.

Ky është sezoni i dytë që Ferrer referon në La Liga.

Ai deri më tani nuk e ka referuar asnjë ndeshje të Atletikos, ndërsa ndau drejtësin në fitoren 5-0 të Realit ndaj Alavesit vitin e kaluar dhe barazimin 1-1 me Las Palmasin këtë sezon.

Ndeshja mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit, zhvillohet të dielen në stadiumin ”Civitas Metropolitano”, më fillim nga ora 21:00.

Mbretërit aktualisht renditen në pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara, katër më pak se skuadra e Barcelonës.

Në anën tjetër, Atletiko renditet në vendin e katërt, me 12 pikë në gjashtë ndeshje./IndeksOnline/