75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 07 Mars 2022 / B O

Caktohet gjyqtari i ndeshjes Real Madrid-PSG

Një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni futbollistik pritet të luhet këtë javë.

Real Madrid-PSG do të përcaktojë çerekfinalistin e Ligës së Kampionëve në një përballje titanësh.

Danny Makkelie është caktuar si gjyqtar kryesor i ndeshjes.

39 vjeçari holandez pritet të ketë punë të vështirë në 90 minutat e ardhshme.

PSG ka fituar 1-0 në ndeshjen e parë, dhe një fitore minimale e Realit prej një goli epërsi do të çonte skuadrat në vazhdime./Indeksonline/