13:00 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Caktohet gjyqtari për ndeshjen ‘El Classico’, Real Madrid – Barcelona

Është caktuar gjyqtari për ndeshjen e javës në La Liga, mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Referi kryesor që do ta ndajë drejtësin në këtë takim do të jetë Mateu Lahoz, shkruan IndeksOnline

Lahos ka ndarë drejtësinë në 41 ndeshje ku ka luajtur ekipi i Real Madridit. Ai ka ndarë katër kartonë të kuq për ekipin madrilen.

Në anën tjetër, me Barcelonën ka gjykuar 42 herë, kurse lojtarët e klubit katalunas i ka ndëshkuar me karton të kuq gjashtë herë.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Barcelonës zhvillohet të shtunën nga ora 21:00./IndeksOnline/