Caktohet gjyqtari për ndeshjen e parë të Euro-s 2024

Tashmë na ndajnë edhe dy ditë nga fillimi i Euro-s 2024, që do të mbahet në Gjermani.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka vendosur t’ia besojë ndeshjen hapëse gjyqtarit francez, Clement Turpin, shkruan Indeksonline
Turpini, do të ndajë drejtësinë në Kampionat Evropian për herë të tretë në karrierën e tij, pasi që ka qenë gjyqtar edhe në dy Evropianët e kaluar.
Kujtojmë që ndeshja hapëse është ajo mes nikoqirit, Gjermanisë dhe Skocisë që do zhvillohet të premtën në orën 21:00, në “Allianz Arena”./IndeksOnline/
French referee Clément Turpin has been appointed to officiate Friday’s #EURO2024 opener between Germany and Scotland pic.twitter.com/fWnNn4I6ro
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) June 12, 2024