75 Mall Live Search
11:16 / E Enjte, 17 Mars 2022 / B O

Caktohet gjyqtari që do të drejtojë El Clasicon

Fundjava do të jetë nën hijen e derbit të madh futbollistik, Real Madrid-Barcelona. Martínez Munuera është caktuar gjyqtar kryesor i ndeshjes.

Martínez Munuera ka arbitruar 11 ndeshje këtë sezon në kategorinë më të lartë të futbollit spanjoll.

Munuera ka drejtuar Realin në këtë sezon, në fitoren ndaj Granadës, ndërsa në dy raste ka qenë gjyqtar kur ka luajtur Barcelona dhe në të dy ndeshjet skuadra katalonase ka barazuar.

Real Madridi me fitore eventuale do të bëj hap të madh drejt titullit, ndërsa fitorja e Barcelonës do të jetë siguri për top 4-she./Indeksonline/