Caktohet gjyqtari që do të ndaj drejtësinë në ”El Clasico”
Dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrdid do të përballen nesër, në ndeshjen vendimtare të sezonit.
Federata e Futbollit të Spanjës ka caktuar gjyqtarin e ”El Clasicos”, shkruan IndeksOnline.
Drejtësinë në këtë super përballje do ta ndaj gjyqtari Alejandro Hernandez Hernandez.
Pasi do të jetë pjesë edhe e Kupës së Botës, Hernandez do të gjykojë ndeshjen vendimtare të këtij sezoni të La Ligas, ku Barcelona mund të shpallet kampion i Spanjës.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të dielen në stadiumin ”Camp Nou” nga ora 21:00./IndeksOnline/

