Caktohet gjyqtarja e çështjes së rigjykimit të Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, shkruan abcnews.
Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.
Ish-presidenti i Shqipërisë u arrestua me urdhër të SPAK-ut, më 21 tetor të 2024.