Caktohet lokacioni, ku do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit

Kuvendi i Podujevës ka caktuar lokacionin se ku do të vendoset shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari ka njoftuar se Fadil Vokrri i skalitur do të vendoset në Bulevardin e Dëshmorëve.
Ky është njoftimi i tij:
Falenderoj këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Podujevës të cilët mbështetën nismën për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së legjendës së fubollit, Fadil Vokrri në Bulevardin e Dëshmorëve.
Kjo nismë u mbështet nga të gjitha grupet e këshilltarëve, përveç VV të cilët abstenuan!