75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Caktohet masa e paraburgimit ndaj personit, i cili ngacmoi seksualisht nxënësen e tij, në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar, ngacmim seksual.

“Më 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që ta prekë për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që ai një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vinte në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmonte për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën, e cila arrin që të largohej nga shkolla dhe lajmëron familjarët e saj”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 par.1 dhe 3 lidhur me nënpar.3.10 dhe par.5 të KPRK-së. Të pandehurit XH.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.