75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 28 Tetor 2025 / F.R

Caktohet masa e paraburgimit për prokurorin Beqë Shala, dyshohet për “marrje ryshfeti”

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, të hënën është arrestuar prokurorin Beqë Shala, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Burimet të IndeksOnline kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për marrje ryshfeti

Prokurori Shala është arrestuar në vendin e tij të punës, ndërsa Prokuroria Speciale në koordinim me Policinë e Kosovës ka konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Hetimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Prokuroria Speciale nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me rastin./IndeksOnline/