23:19 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Caktohet mbledhja e Kryesisë dhe Grupi Parlamentar të Vetëvendosjes

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes të hënë do të mbajë mbledhjen e përbashkët ku do të diskutohet për problemet që e kanë përfshirë këtë subjekt, dhe të tentojnë të gjejnë zgjidhje për këto probleme.Këtë e ka bërë të ditur deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu në RTV21.
Mbajtja e kësaj mbledhje është vendosur dje në mbledhjen që zhvilloi Kryesia e Vetëvendosjes.Më herët Dardan Molliqaj mbajtjen e kësaj mbledhje e cilësoi si lajm shumë të mirë për Lëvizjen duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje.