75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Caktohet ora e miqësores së Kosovës kundër Danimarkës

Muaji mars është edhe muaji i rikthimit të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Me 21 mars, “Dardanët” do të luajnë ndeshjen miqësore kundër Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Është caktuar që ndeshja të luhet me 21 mars në ora 19:00, shkruan Indeksonline.

Kjo ndeshje do të shërbejë si përgatitje për ciklin kualifikues për Euro 2020, ku Kosova e fillon kundër Bullgarisë me 25 mars.

Kujtojmë se Kosova është në grup me Çekinë, Anglinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë. /IndeksOnline/