75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / Gj. Sh

Caktohet orari i finales së FA Cup mes Cityt dhe United

Është caktuar data e zhvillimit të finales së FA Cup, mes Manchester Cityt dhe Manchester United.

Federata angleze ka njoftuar se finalja e FA Cup, do të zhvillohet me 3 qershor në stadiumin ”Wembly”, më fillim nga ora 15:00, shkruan IndeksOnline.

Policia Metropolitane e kishte këshilluar Federatën e Futbollit se e konsideronte ndeshjen me rrezik të lartë dhe nuk ishte e përgatitur të caktonte orën e fillimit më vonë se ora 16:45./IndeksOnline/