17:13 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Caktohet seanca për rastin ‘Veteranët e rrejshëm’

Më 28 janar do të fillojë mbajtja e seancave gjyqësore në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.

Ky rast do të bartet nga Prokuroria Speciale për në gjykatë. Kështu ka thënë prokurori Sylë Hoxha.

Ai theksoi se e gjithë aktakuza është në bazë  të asaj që ka nënshkruar prokurori  i dorëhequr Elez Blakaj.

“Ka ardhur ftesa nga gjykata, seanca fillestare pritet të jetë me datë 28 janar, e gjithë aktakuza për këtë rast është në bazë të asaj që ka përpiluar ish prokurori  Blakaj”, tha shkurt Hoxha.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, të gjithë në pozita të larta shtetërore për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.