13:27 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / S Z

Caktohet trupi gjykues i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Haradinajt

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se është caktuar paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Nasim Haradinajt.

Në njoftim thuhet se caktimi është bërë me datë 22 nëntor nga kryetarja Ekaterina Trendafilova, transmeton Klankosova.

“Më 22 nëntor 2023 kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Mbrojtja e Nasim Haradinajt, më 21 nëntor”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim të dorëzuar në mënyrë konfidenciale, versioni publik i redaktuar i të cilit do të jetë në dispozicion brenda një jave.