75 Mall Live Search
21:03 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Calabria fton milanistat me 10 gusht në “Fadil Vokrri”

Milani do të zbarkoj në Prishtinë me 10 gusht për tu ndeshur me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Shtatë herë kampionët e Evropës do të bëhen skuadra më e madhe që ndonjëherë ka luajtur në Kosovë.

Mbrojtësi rosoner, Davide Calabria përmes një videoje ka ftuar të gjithë tifozët e Milanit të jenë prezent në stadium.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam Davide Calabria. Ju pres të shumtë në numër me 10 gusht në Prishtinë, kundër Feronikelit, në miqësoren e parë në Kosovë”.

“Thirrje krejt tifozëve të Kosovës, ju presim të shumtë në numër. Përqafime!”, ka thënë Davide Calabria. /IndeksOnline/