75 Mall Live Search
15:51 / E Diele, 26 Janar 2025 / Gj. Sh

Calabria kërkon falje pas përplasjes me Conceiçaon

Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao dhe kapiteni Davide Calabria patën një përplasje pas fitores ndaj Parmas.

Debati mes tyre duket se eskaloi dhe për pak kishte edhe përleshje fizike, por ajo u ndalua nga futbollistët dhe stafi i klubit kuqezi, shkruan IndeksOnline.

E kapiteni Kalabria, ka folur pas kësaj përplasje dhe i ka kërkuar falje trajnerit Conceiçao dhe tifozëve të Milanit.

“Është një nga ato gjëra në fushë, një keqkuptim mes meje dhe trajnerit, ishte adrenalina e ndeshjes, por ne e sqaruam. Nuk është hera e parë dhe as e fundit që shohim gjëra të tilla, është e zakonshme në futboll. Kërkoj falje sepse nuk është diçka e këndshme”, deklaroi Calabria.

Kujtojmë që Milani shënoi fitore ndaj Parmas, duke e përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes nga 1-2 në 3-2./IndeksOnline/