21:32 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Calabria zgjedh Kessien para Ronaldos

Nga ana a tjetër e Oqeanti Atlantik jeton një tifoz i madh i Milan-it, por që nuk ka shumë lidhje me futbollin. Po flasim për Danilo Gallinari-n.

Ylli i Oklahoma City Thunder ka folur me Davide Calabria-n në kanalet zyrtare të klubit. Gjatë bisedës së tyre, mbrojtësi i kuqezinjve ka zbuluar se cili është, sipas tij, futbollisti më dominues në kampionatin italian.

Shumë do të kishin zgjedhur Cristiano Ronaldo-n, por Calabria ka zgjedhur shokun e skuadrës Kessie:

“Jo, nuk do të thoja Ronaldo. Lojtari më dominues fizikisht është Franck Kessie, i cili bën shumë pak palestër dhe ka një fizik të frikshëm. Nuk e zhvendos dot. Mund të marrësh vrull nga 50 metra dhe të shkosh drejt tij, por je ti që bie në tokë”, ka thënë Calabria.