75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 26 Korrik 2024 / G T

Calafiori niset sot drejt Londrës për të nënshkruar me “Topçinjtë”

Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Riccardo Calafiori sot gjatë ditës pritet të udhëtojë drejt Londrës.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mbrojtësi pritet që sot të niset drejt qytetit të Londrës për t’u konfirmuar zyrtarisht lojtar i Arsenalit, shkruan Indeksonline

Arsenali fitoi “luftën” me shumë skuadra të njohura europiane për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit italian.

Pasi t’i kalojë testet sot, Calafiori pritet t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në Amerikë – ku po i zhvillojnë ndeshjet para-sezonale.

22-vjeçari ra në sytë e shumë skautëve me skuadrën e Bolognas në Serie A, ku kjo e fundit siguroi edhe garat e UEFA-s. Ai ka vlerën e 45 milionë eurove në sajtin “Transfermarkt”, kurse një shifër për transferimin te “Topçinjtë” ende nuk është mësuar./Indeksonline/