Calafiori rrugës për Angli, gati për të nënshkruar me klubin e ri

Sot është dita e Riccardo Calafiorit.
Mbrojtësi italian, së bashku me agjentët e tij, janë nisur drejt Londrës, kun do të kryej testet mjekësore te skuadra e Arsenalit, shkruan IndeksOnline.
Ai së bashku me themeluesin e Agjencisë WSA, Alessandro Lucci dhe CEO Alessio Ceccarelli, janë nisur me aeroplan privat.
Pasi t’i kalojë testet sot, Calafiori pritet t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në Amerikë – ku po i zhvillojnë ndeshjet para-sezonale.
22-vjeçari ra në sytë e shumë skautëve me skuadrën e Bolognas në Serie A, ku kjo e fundit siguroi edhe garat e UEFA-s. Ai ka vlerën e 45 milionë eurove në sajtin “Transfermarkt”, kurse një shifër për transferimin te “Topçinjtë” ende nuk është mësuar./IndeksOnline/