12:15 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Calciomercato: E kryer, Rrahmani kalon në Napoli

Amir Rrahmani është gjithnjë e më pranë transferimit te Napoli, derisa mbrojtësi prishtinas pritet të kalojë te napolitanët në qershorin e vitit 2020.

Futbollisti i Hellas Veronas ka ngjallur interesimin e Napolit së fundmi, ashtu si edhe bashkëlojtari i tij, Sofyane Amrabat.

Dëshira e kapitenit të Kosovës është fanella e Napolit, pavarësisht interesimit të Atalantas dhe disa klubeve të Bundesligës.

Hellas Verona pritet ta pranojë shitjen e Rrahmanit për shumën e 12 milionë eurosh dhe sic raporton Calciomercatto kosovari në verë do vesh fanellën e kaltër.

Ndryshe, ish-futbollisti i Drenicës dhe Partizanit ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë edicion me Hellas Veronan.