Calciomercato: Reja favorit për të marrë ‘timonin’ e Shqipërisë
Mediumi i famshëm italian, ‘Calciomercato’ ka shkruar se trajneri, Edi Reja është favorit për të marrë punën e trajnerit të kombëtares së Shqipërisë. 
 
 “Ish-trajneri i Napolit, Edi Reja raportohet se po i prinë listës së trajnerëve që do ta zëvendësojnë Christian Panuccin në stolin e Shqipërisë.”, kishte shkruar ‘Calciomercato’, transmeton Indeksonline. 
 
 Panucci u shkarkua gjatë ditës së sotme pas humbjes kundër Turqisë me rezultat 0:2. 
Reja ka qenë trajner i shumë skuadrave të njohura italiane si Lazio, Napoli, Atalanta etj./Indeksonline/

