Calderoni tregon si i shënoi Milanit me sy mbyllur
Marko Calderoni ishte heroi i Lecces mbrëmjen e djeshme, teksa në minutën e 92-të, me një predhë nga jashtë zonës, i dhuroi 1 pikë të artë skuadrës së tij, në sfidën ndaj Milanit, duke i prishur debutimin ish-trajnerit të tij, në kohën kur futbollisti aktivizohej te Piacenca.
Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sport”, Calderoni u shpreh: “Mbylla sytë dhe godita! Fillimisht mendova se gjuajtja do të shkonte jashtë, por për fat të mirë nuk shkoi jashtë. Nuk e pashë momentin kur topi përfundoi në rrjetë. Ishte një pikë e madhe që na jep moral”, u shpreh Calderoni!