Calero në Londër, fansat e Arsenalit të ngazëllyer
Tifozët e Arsenalit janë ngazëllyer kur panë se objektivi i mundshëm i klubit të tyre, Fernando Calero, është në Londër.
Mbrojtësi 23-vjecar i Valladolidit, është lidhur me një transferim të mundshem te “gunners” në janar.

Natën e kaluar ai shpërndau në Instagram një foto, ku ishte duke qëndruar në hotelin H10 Waterloo.

Arsenal ka një krizë në mbrojtje me Holding i cili ka humbur sezonin dhe Koscielny i cili nuk është më ai i dikurshmi.
Kjo fotot mund të ketë qenë rastësore pasiqë La Liga pushon deri më 3 janar dhe lojtari mund të ketë qenë në pushime. /IndeksOnline/