75 Mall Live Search
15:19 / E Diele, 07 Shtator 2025 / L A

Çalhanoglu bëri sakrifica të mëdha për të ardhur tek Galatasaray, presidenti i gjigantëve turk: Interi na tha jo sepse…

Herët a vonë, por jo këtë verë, as sot edhe pse afati i transferimeve në Turqi është ende i hapur, Hakan Çalhanoglu do të kthehet në Stamboll, por e tashmja dhe e ardhmja e tij e afërt është dhe mbetet te Interi.

Galatasaray dhe Fenerbaçe kanë provuar, por ata kurrë nuk kanë paraqitur një ofertë që i kënaqte Nerazzurrët.

Galatasaray u përpoq deri në fund, por dyert u mbyllën plotësisht. Kjo u konfirmua nga fjalët e trajnerit të Galatasaray, Okan Buruk, për Now Spor:

“Hakan është një lojtar me të cilin kam pasur gjithmonë një lidhje të veçantë, është dikush që e vlerësoj shumë. Ai është një lojtar që e kam thirrur në ekipin kombëtar të të rinjve. Nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë, por menaxherët tanë kanë pasur.”

“Megjithatë, në ditët e fundit, Interi tha se nuk donte ta shiste lojtarin dhe e bllokoi transferimin. Kështu ndodhi. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Nëse Hakani do të ishte shitur, Interi do të duhej të shpenzonte të paktën 40-45 milionë euro për ta zëvendësuar atë.

Arsyeja pse Çalhanoglu nuk u shit është se ishte dita e fundit e afatit të merkatos dhe Interi nuk donte ta linte të shkonte. Nuk mendoj se diçka do të ndryshojë. Ne gjithashtu donim Hakanin. Ai bëri sakrifica të mëdha për të ardhur në Galatasaray, por Interi nuk donte ta linte të shkonte”, u shpreh trajneri i Galatasarayt.