Calhanoglu i dëshpruar me eliminimin e Turqisë nga Euro 2024

Kapiteni i Turqisë, Hakan Cakhanoglu është i dëshpruar pas eliminimit të Turqisë nga Kampionati Evropian.
Turqia u eliminua në çerekfinale, pas humbjes 2-1 nga Holanda, shkruan IndeksOnline.
Calhanoglu pas ndeshjes tha se Turqia pati paraqitje të mira në Euro dhe se e meritoi gjysëmfinalen, por ishte i deshpëruar për humbjen ndaj Holandës, ku edhe pse ishin në epërsi pësuan dy gola për shtatë minuta.
“Kur shikojmë turneun në përgjithësi, skuadrat që marrin epërsinë 1-0 në përgjithësi ulen prapa. Nuk e di pse është kështu, por sot ishte e njëjta gjë për ne. Ne u ulëm shumë.
Pësuam dy gola në shtatë minuta, që sigurisht na lënduan pak. Në fund u përpoqëm të provonim dhe patëm një rast me topa të gjatë, por nuk mundëm të përfitonim.
Ndonjëherë gjëra të tilla ndodhin në futboll. Ne duhet të mësojmë nga kjo. Jam krenar për të gjithë.”, deklaroi Calhanoglu./IndeksOnline/