Çalhanoglu: Kam marrë oferta nga Arabia por e dua Interin

Hakan Çalhanoglu e ka konfirmuar se ka pasur oferta për tu transferuar në Arabinë Saudite.
Mesfushori turk ka treguar se ai i ka refuzuar ato oferta pasi e do Interin dhe dëshiron të qëndroj te skuadra italiane, shkruan IndeksOnline.
“Është e vërtetë, kam marrë oferta nga Arabia Saudite. Por unë e dua Interin, i thashë bordit të Interit që dua të qëndroj këtu. Interi do të jetë gjithmonë diçka ndryshe për mua.”, tha Çalhanoglu për DAZN.
Ishte skuadra e Al Ahlit ajo e cila ka bërë ofertë ndaj futbollistit të Interit, por që është refuzuar./IndeksOnline/