75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / C E

Calhanoglu më i vlerësuari në derbi

Milani dhe Interi i kanë ndarë pikët në derbin e parë “Madoninna” të sezonit 2021/22, i zhvilluar të dielën në stadiumin “San Siro”.

Rezultati final i kësaj ndeshje ishte 1-1, me të dy golat që u shënuan nga lojtarët e Interit.

Fillimisht Calhanoglu shënoi për “Neroazzurrët” për 1-0 dhe pastaj De Vrij shënoi në portën e tij për ta barazuar rezultatin.

Pas përfundimit të ndeshjes, turku Hakan Calhanoglu që u vlerësua me notën më të lartë 7.9.