Calhanoglu si Kaka në vitin 2008

Ai që po luhet është padiskutim sezoni më i mirë i Hakan Calhanoglu me fanellën e Milanit.
Sot, madje, turku ishte zëvendës kapiten (shiritin e mbajti Donnaruma).
Që kur futbolli ka rinisur pas mbylljes për shkak pandemie, numri “10” ka ofruar paraqitje spektakolare duke shënuar gola dhe dhënë asist.
Në total janë 9 gola dhe 9 asist për turkun, që duke shtuar edhe Kupën e Italisë shkon në 11 gola këtë sezon! Diçka e jashtëzakonshme.
Por, veç kësaj, Calhanoglu, që është pranë rinovimit të kontratës, bëhet i pari mesfushor që merr pjesë në të paktën një gol në pesë ndeshjet e fundit të Serie A, që kur Kaka e bëri në vitin 2008!