75 Mall Live Search
20:00 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / H F

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është të qëndrojë pranë saj përgjithmonë.

Çifti dha një intervistë për emisionin Etalk, ku aktori 35-vjeçar u pyet për planet e tyre të ardhshme. Ai u përgjigj shkurtimisht: “Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë.”

Lidhja e Dua Lipës dhe Calum Turner nisi në janar 2024. Thashethemet për fejesën e tyre nisën në dhjetor të po atij viti, kur këngëtarja postoi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqej me një unazë diamanti në gisht. Konfirmimi zyrtar erdhi në qershor, gjatë një interviste të Dua Lipës për British Vogue.

“Po, u fejuam. Është shumë emocionuese,” tha ajo. “Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë,” rrëfeu ajo.