75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Calvin Harris i befasuar nga pritja në ‘Sunny Hill’: Spektakël i ‘çmendur’ në Prishtinë

Nata e tretë e festivalit më të madh në vend ‘Sunny Hill’ u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ishte DJ më i njohur në botë Calvin Harris ai që dhuroj atmosferë fantastike në kryeqytetin kosovar, ku para një numër të shumtë adhuruesish krijojë spektakël të vërtetë dhe të një niveli botëror, shkruan Indeksonline.

Përveç të pranishmëve të cilët ishin prezent, atmosfera e mbrëmshme në Prishtinë përshtypje të madhe i ka lënë edhe vet Dj të famshëm i cili ka publikuar video të njëpasnjëshme në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

“Spektakël i çmendur në Prishtinë, faleminderit Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa që më ftuan”, ka shkruar Harris në postimin e tij.

Kujtojmë që në skenë së bashku me Calvin Harris u ngjit edhe ylli kosovar me famë botëror, Dua Lipa e cila performoj hitin e tyre të përbashkët ‘One Kiss’./Indeksonline/