Camila Cabello bën daljen e parë publike pas performancës në UEFA Champions League

Camila Cabello po shijon pushimet si një vajzë beqare.
25 vjeçarja është parë së fundmi duke kryer pazare në Capri të Italisë, transmeton Indeksonline.

Paraqitja e saj kësaj radhe ishte një veshje e mrekullueshme në ngjyrë portokalli. Këtë paraqitje e kompletoi me syze dielli dhe një çantë jeshile neon.

Ajo ishte e shoqëruar nga familja e saj teksa kryente pazare.

Dalja e saj publike vjen pas performancës së saj në finalen e UEFA Champions League në Paris./Indeksonline/


