Camila Cabello dhe Shawn Mendes konfirmojnë romancën e tyre me këtë puthje
Duket se dyshja nuk po e mbanë më sekret romancën e tyre të përfolur, transmeton Indeksonline.
Camila Cabello dhe Shawn Mendes më në fund e konfirmuan hapur lidhjen e tyre, pasi ata u panë duke shkëmbyer puthje në San Francisko.

Këngëtarja 22 vjeçare Cabello u pa së bashku me këngëtarin 20 vjeçarë Mendes duke mos i ikur kësaj here syrit të paparacive që i përcollën tash e sa kohë çiftin.
Ata u panë duke mbajtur duart mbi tryezë dhe duke luajtur me gishtat e njëri-tjetrit duke mos lënë më vend për dyshime të publikut. /Indeksonline/
