75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Camila Cabello dhe Shawn Mendes shihen në momente intime

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe ata nuk hezitojnë ta tregojnë këtë edhe në publik.

Edhe pse fillimisht nuk kishin konfirmuar asgjë në lidhje me marrëdhënien e tyre, këngëtarët ishin parë shpeshherë, duke u puthur në vende publike, gjë që pa diskutim e vërtetonte lidhjen e tyre.

Së fundmi, Shawn dhe Camila janë fotografuar nga paparacët në Toronto, duke u puthur dhe përqafuar në një vend publik, por ndryshe nga herët e tjera, sipas “Cosmopolitan”-it, kjo puthje pasionante gjasonte me një nga ato të filmave romantikë që jemi mësuar t’i shohim zakonisht.

Torontoja është vendi i lindjes të Mendes dhe aty ai ndihet si shtëpi. Camila lajmëroi në Instagram-in e saj se së shpejti do të sillte muzikë të re, me siguri, inspiruar nga lidhja e saj me këngëtarin.