75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Camila Cabello ka një thirrje për fansat e saj

Camila Cabello, përmes një mesazhi të gjatë në Instagram, u ka bërë thirrje fansave të saj të mos dërgojnë mesazhe urrejtjeje për njerëzit që ajo i pëlqen. Këngëtarja e njohur, shkruan se nëse fansat e saj me të vërtetë e duan atë, ata duhet të ndalojnë së publikuari komente të këqija poshtë fotografive ose mesazheve që ajo lë.

Edhe pse Camila nuk i zbulon mesazhet e tilla, disa media pretendojnë se ajo e ka me fjalët që vijnë për të dashurin e saj Mattheë Hussey.

Thuhet se ajo dhe Methew janë ndarë, e megjithatë ajo nuk dëshiron që fansat ta kritikojnë e shajnë njeriun me të cilin ajo ishte e lidhur dhe e donte.

Së fundi, u tha se Camila mund të kishte një flirt me Shaën Medes, me të cilin edhe ka bashkëpunuar.