13:06 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / A. M.

Camila Cabello konfirmon lidhjen e saj të re

Camila Cabello me sa duket konfirmoi lidhjen e saj me Austin Kevitch, çifti doli në një takim për kafe në Los Angeles gjatë kësaj fundjave.

Thuhet se kjo është lidhja e saj e parë që nga ndarja e saj nga ylli i pop-it Shawn Mendes në nëntor  të vitit 2021, transmeton IndeksOnline.

Në fotot e shkrepura nga paparacët, hit-krijuesja e këngës Havana“,  është parë duke ecur dorë për dore me 31-vjeçarin, duke shkëmbyer edhe puthje./IndeksOnline/