12:09 / E Martë, 01 Gusht 2023 / AR

Camila Cabello në lidhje me Rauw Alejandro?

Para disa ditëve u tha se Camila Cabello dhe Rauw Alejandro janë në një marrëdhënie romantike, sepse u ishin në të njëjtin stadium në Florida, duke parë ndeshjen Inter Miami me Atlanta United.

Ama, njerëz të ndryshëm thanë se jo, Camila dhe Rauw s’janë të lidhur dhe se thashethemi që qarkullon është 100% i pavërtetë.
 
“Ata thjesht ishin në të njëjtin vend dhe nuk kaluan pothuajse fare kohë bashkë në stadium”, tha një dëshmitar.
Thuhet se Camila është lidhur me Rauw Alejandro, por si qëndron e


Rauw sapo është ndarë nga ish-partnerja, Rosalía, pas 3 vitesh lidhjeje, duke i dhënë fund kështu fejesës së tyre. Artisti konfirmoi ndarjen, duke shuar edhe zërat për një tradhti të mundshme në çift.
 
“Po, disa muaj më parë, unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës”, shkroi ai në një postim në Instastory, duke theksuar se ka mijëra probleme që sjellin një ndarje dhe në rastin e tyre nuk kishte të bënte prezenca e një pale të tretë apo tradhtia.

Thuhet se Camila është lidhur me Rauw Alejandro, por si qëndron e
 
Ditën tjetër, këngëtarja e “Motomami”, theu heshtjen dhe shkroi në Instagram: “E dua, respektoj dhe admiroj shumë Raúl (emri i vërtetë i Rauw Alejandro). Ky moment nuk është i lehtë, ndaj ju falenderoj të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, përfundoi Rosalía.