Camila Cabello në rolin e Marilyn Monroe, perfomanca që befasoi të gjithë (Video)
Një nga performancat më befasuese në iHeartRadio Music Awards ishte ajo e këngëtares Camila Cabello.
Këngëtarja erdhi në rolin e Marilyn Monroe, veshur me një fustan rozë , doreza, çizme të larta dhe syze dielli syze sikurse ikona e bukurisë në perfomancën e saj të famshme “Diamantet janë shoku më i mirë i një vajze” nga Gentlemen Prefer Blondes, shkruan Indeksonline.
Ajo nuk doli e vetme, bashkë me të në skenë ishte edhe Young Thug, i veshur me xhaketë sportive, i cili ia dorëzoi një trëndafil Camilës.
Të dy mbanin edhe aksesor dimanti, për t’iu përshatur performancës artistike që solli duartrokitje të shumta./Indeksonline/