12:39 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Camila Cabello thotë se u inspirua nga Hirushja për besimin në ëndrra dhe dashuri

Këngëtarja e cila po jeton në një fshat anglez, ku edhe po xhirohet filmi i ri të Hirushës, ka thënë se është frymëzuar nga ajo për jetën.

Ai tha tha Vogue: “Hirushja më frymëzon”.

“Më pëlqen të jetoj në botën e saj magjike, ku ajo beson në ëndrra, në dashuri dhe në gjithcka të mirë”, tha Camilja.

Camila ka pauzuar nga muzika sepse është duke xhiruar për filmin e ri.

Ajo së fundi është larguar edhe nga mediat sociale.

Camila ka shkruar në Instagram se i duhet një pushim i shkurtër.

“Përshëndetje!! Zakonisht kur i bëj këto pushime nga mediat sociale, është shkaku që kam nevojë për pak pushim, mendoj se është e shëndetshme të dish kur të duhet kohë për veten tënde, gjëja ime më e madhe për të cilën kam punuar cdo vit deri më tani, është që të dëgjoj intuitën time dhe atë se për cfarë ka nevojë mendja ime dhe trupi im”, ka shkruar ajo./Indeksonline/

Image result for camila cabello cinderella