09:09 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / MSH

Camila me fat, i “rrëmben” Messit një buzëqeshje

Debutimi i Messit në Inter Miami dhe loja e radhës mori vëmendjen e VIP-ave në Shtetet e Bashkuara.

Shumë figura publike nga bota e sportit dhe shoubizit po ndjekin nga afër ndeshjet e Inter Miamit për të qenë dëshmitarë të performancës së lojtarit që jo rrallë herë është quajtur si “më i miri i të gjitha kohërave”.

Ishte këngëtarja e famshme Camila Cabello e cila ishte prezente në ndeshjen Inter Miami – Atlanta United, pikërisht për shkak të Messit.

Argjentinasi dhuroi spektakël, duke shënuar dy gola, teksa Camila ishte me fat që i “rrëmbeu” një buzëqeshje Messit.

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe një njeri i bukur” shkroi Camila në një fotografi që ndau në insta-story, për të publikuar me pas edhe disa të tjera nga ndeshja.

Ajo po mbante veshur fanellën e Messit, me numrin 10.