“Camp Nou” bastioni i PSG-së e Mbappes

Barcelona ka pësuar humbje të rëndë në shtëpi përballë PSG-së në ndeshjen e parë të fazës 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Katalonasit janë mposhtur 1-4 nga francezët që ishin në formë të jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline.
Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 27-të me golin e Lionel Messit nga penalltia.
Rezultatin e barazoi Kylian Mbappe në minutën e 32-të të ndeshjes.
Francezi shënoi edhe golin e dytë të tij dhe për klubin në minutën e 65-të.
Golin e tretë për PSG-në e realizoi Kean në minutën e 70-të.
Goditjen përfundimtare Barcës ia dha Mbappe me një gol në minutën e 85-të.
Ndeshja e kthimit në Paris do të luhet me 10 mars. /IndeksOnline/