75 Mall Live Search
08:02 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

“Camp Nou-s” i “hin” uji, prishë pajisjet e gazetarëve të sportit

Pamje të publikuara nga “Spotify Camp Nou” kanë treguar rrjedhje uji nga tavani gjatë ndeshjes së zhvilluar dje mes Barcelonës dhe Real Oviedos.

Uji depërtoi në zonat e mediave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pajisjet e shtypit, shkruan Indeksonline

Sipas raportimeve, disa kamera, laptopë dhe pajisje të tjera teknike u bënë të papërdorshme, ndërsa gazetarët dhe operatorët u detyruan të ndërhyjnë për të mbrojtur materialet e tyre. Incidenti ka rikthyer vëmendjen te gjendja infrastrukturore e stadiumit, i cili ndodhet në proces rinovimi.

Nga klubi i Barcelonës nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me dëmet apo shkaqet e rrjedhjes, por pritet që çështja të trajtohet nga autoritetet përkatëse për të shmangur probleme të ngjashme në të ardhmen./Indeksonline/