14:12 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Can Yaman i lumtur krah Dilettës, çifti nis pushimet

Can Yaman duket se i ka dhënë fund aventurave dhe e ka marrë seriozisht lidhjen me prezantuesen italiane Diletta Leotta.

Pak kohë më parë çifti u përfol për ndarje, por Diletta i hodhi poshtë thashethemet dhe konfirmoi se ata së shpejti do të martohen. Por përpara planeve për martesë, Can dhe Diletta po shijojnë pushimet.

Çifti ndodhet në Capri nga ku janë shfaqur shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Kjo shihet në buzëqeshjen e të dyve dhe faktin që tani nuk ngurrojnë aspak të publikojnë foto e video krah njëri-tjetrit në rrjete sociale.