Cana: Sportistët duhet të punojnë shumë për të arritur nivelin e Majlinda Kelmendit

Lorik Cana, legjenda e futbollit shqiptar dje gjatë ditës ka vizituar ambientet e Komitetit Olimpik në Kosovë.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë foli për sukseset e sportistëve kosovarë, shkruan IndeksOnline
Ai thotë se shqiptarët kanë sukses individual pasi janë më të prirur.
“Ne jemi një vend i vogël dhe jemi të dhënë pas sportit. Në sportet individuale kemi pasur dhe do të kemi suksese, pasi jemi më të prirur. Por, ne duhet të punojmë shumë që në të ardhmen të arrijmë të nxjerrim edhe sportistë të tjerë të nivelit të Majlinda Kelmendit që tani është legjendë në sportin e xhudos”, ka thënë Cana.

Tutje, Cana iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve, të cilat kishin të bënin kryesisht me Kombëtaren e Kosovës në futboll, të cilën e vlerësoi lartë, pastaj Superligën e Kosovës dhe klubin e Vëllaznimit të Gjakovës.
Presidenti Krasniqi i dhuroi librin foto-reportazh “Debutimi i artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, një orë dore me simbole të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa Lorik Cana, i nënshkroi presidentit fanellën e Kombëtares së Kosovës në futboll./IndeksOnline/