75 Mall Live Search
19:09 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Cana e akuzoi se lëshoi ndeshjen, portieri i Vëllaznimit lë përfundimisht skuadrën

Altik Muhaxhiri ia ka komunikuar Vëllaznimit vendimin për t’u larguar nga klubi.

Ai këtë gjë e bëri të ditur në mbledhjen emergjente të klubit pas sfidës së barazhit ndaj Trepçës ‘89.

Muhaxhiri nuk ka mundur të durojë presionin e madh të opinionit sportiv në Gjakovë, që e kanë akuzuar për kurdisje të ndeshjes.

“Unë e kam vendosur, nuk vi më”, kanë qenë fjalët e Muhaxhirit, tregojnë burime të gazetës pranë klubit kuqezi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga menaxheri gjeneral, Besnik Gojani.

“Altiku e ka marrë një vendim që të mos vijë më në klub, madje tha edhe që do ta lë futbollin, por mendoj që ishte deklaratë e ngutshme e tij”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.

Ai beson fuqishëm në pafajësinë e Muhaxhirit.

“Unë besoj shumë që ai nuk ka faj”, shtoi Gojani.

Muhaxhiri prej vitesh është lojtari më besnik i Vëllaznimit.

Pos një sezoni te Liria, ai i ka kushtuar gjithë karrierën klubit të fëmijërisë.