20:16 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / B O

Cana e Tahiri vizitojnë krerët e UÇK-së: Ata shumë shpejt do të kthehen në Kosovë

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana së bashku me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Cana, tha se po zhvillohet një proces i montuar politikisht dhe se takimi me ta ishte emocional.

“Sot në Hagë po zhvillohet një proces i montuar politikisht me qellim të zhvelërsimit dhe demtimit të luftës sonë çlirimtare. Për mua personalisht takimi me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli ishte shumë emocional dhe u befasova nga qendrimi i tyre pozitiv dhe si gjithmonë stoik ndaj kesaj padrejtësie.”, shkruan ish- ambasadori.

Tutje, Cana është shprehur se ishte shumë i inspiruar nga vizita e atjeshme dhe se sipa tij shumë shpejtë e gjithë “kjo grackë dhe konspiracion i nivelit të paparë do të dekonspirohet ne gjykatë dhe të gjithë do të kthehen të lirë në Kosovë”.